Olldashi-Ramës: Të takohemi për sheshin "Skënderbej"

Ministri i transporteve Sokol Olldashi i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë Edi Rama në të cilën i kërkon të takohen për të zgjidhur problemet që janë ngritur në lidhje me sheshin "Skënderbej". Dy ditë më parë kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë i kërkoi ministrit Olldashi që të takohet me kryebashkiakun Rama për të zgjidhur problemet në lidhje me sheshin "Skënderbej".
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha u shpreh se "ndërtimi i sheshit "Skënderbej" nuk duhet të shndërrohet në kapital politik, por duhet të kryhet në një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet qendrore dhe vendore".
Tirana, sipas tij "problemin më kryesor ka atë me trafikun dhe projekti i ri e përjashton sheshin nga funksioni i tij kryesor që ka aktualisht, trafiku". Kjo, tha Kryeministri "rrezikon të zhysë në një kaos total qarkullimin dhe trafikun në Tiranë".Ndërkaq Berisha kundërshtoi dhe pretendimin për largimin nga ky shesh të monumentit të Skënderbeut.
Kryetari i Bashkisë Edi Rama iu përgjigj kryeministrit Berisha duke theksuar se nuk do të ketë zhvendosje të monumentit të Skënderbeut nga sheshi.
Sheshi "Skënderbej" është bërë "mollë" sherri mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës ku kjo e fundit pretendon se projekti belg do ta kthejë sheshin për qytetarët ndërsa qeveria thekson se projekti nuk parashikon trafikun në Tiranë.