E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavezzi në PSG për 31 milionë euro

Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi ka arritur marrëveshje për transferim te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin nga Parc des Princes (me opsion për të pestin).

Shitja e Lavezzit do ti sjell Napolit rreth 31 milionë euro, si dhe bonuse të varura nga rezultatet e skuadrës franceze.

Lavezzi në PSG pritet të përfitojë katër milionë euro në sezon. Zyrtarizimi i transferimit thuhet se do të bëhet pas rikthimit të Lavezzit nga Amerika e Jugut ku është i angazhuar me Argjentinën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›