E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo nuk u frikësua nga Guardiola

Në konferencën e tij të parë për shtyp pas konfirmimit në postin e menaxherit të Chelseas, Roberto di Matteo bëri të qartë se dëshiron të vazhdojë drejtimin e skuadrës në mënyrë të njëjtë me të cilën sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich, besohet se llogariti ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën si pasardhës ideal për Andre Villas-Boasin e shkarkuar në mars, por strategu katalan ka insistuar se dëshiron të pushojë nga futbolli.

Kurse Di Matteo është konfirmuar në detyrë me kontratë dyvjeçare. “Ka pasur spekulime nga dita e parë kur kam ardhur në klub dhe u mësova me to”, tha Di Matteo.

“Nuk ndiej asnjë hije prapa meje. E di se procesi nganjëherë kërkon kohë, por ishte vendim i rëndësishëm nga klubi dhe jam i lumtur me të. Gjithmonë kam thënë se do të respektoj çfarëdo vendimi. Presioni ekziston gjithnjë në një klub të madh ku kërkohen rezultate. Chelsea synon të fitojë tituj dhe kjo është themelore”, u shpreh italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›