E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse luani për para, largohuni nga Ajaxi

Legjenda Johan Cruyff ka dhënë përkrahjen e tij për politikën financiare të Ajaxit, duke thënë se cilido futbollist që është i interesuar për para duhet të largohet nga klubi.

Kampioni i Holandës operon me buxhet të kufizuar dhe 65 vjeçari ka theksuar se ata kanë të drejtë të mbajnë financat nën kontroll. “Është shumë mirë që Ajaxi ka qëndrim të qartë sa i përket shpenzimeve”, tha Cruyff për Voetbal International.

“Ndjenja e krenarisë dhe politika e drejtuesve të Ajaxit janë principet e klubit. Futbollistët e rinj që vijnë në Ajax duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Nëse ata duan të luajnë vetëm për të fituar para, atëherë duhet të shkojnë diku tjetër. Kam dëgjuar se trajneri Frank de Boer e kryen me sukses idenë e klubit”, u shpreh ai.

Cruyff ka thënë se shpreson që ish mesfushori Marc Overmars t’i bashkohet stafit teknik të Ajaxit. “Ai do të ishte angazhim i mrekullueshëm për klubin”, përfundoi Cruyff, ish futbollist dhe trajner i Ajaxit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›