E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli në Euro 2012

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli ka siguruar Mario Balotellin se do të ketë vend për të në ekip për Euro 2012.

Sulmuesi i Manchester Cityt është kritikuar ashpër pas përjashtimit në ndeshjen me Arsenalin në Premierligë, edhe pse ai ka kërkuar falje për sjelljen e tij.

“A kam bërë paqe me Balotellin? Po, edhe pse të jem i sinqertë ne asnjëherë nuk jemi fjalosur. Më vjen mirë që ai mori përgjegjësi për incidentet e fundit. Ai mbetet pikë e rëndësishme për Azzurrët”, deklaroi Prandelli për televizionin Rai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›