Walcott përfundon sezonin

Menaxheri i Arsenalit, Theo Walcott ka bërë të ditur se mesfushori ofensiv Theo Walcott do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimi në kofshë, por ai pritet të jetë gati për Euro 2012.
23 vjeçari u dëmtua në barazimin 0-0 mes Arsenalit dhe Chelseas të shtunën.
“Duket lëndim serioz. Mendoj se do të jetë vështirë që ai të luajë sërish gjatë këtij sezoni. Zakonisht parashihen 21 ditë pushim. Por, ai do të jetë në rregull për Anglinë”, deklaroi Wenger për mediet angleze. Walcott, ka shënuar 11 gola në 44 paraqitje këtë sezon.