Guardiola pret klasiken Nuk ka rruge tjeter pervec fitores

Nuk ka më kohë për llogari, as vend për manovrim në rast se suksesi do të mungojë. Klasikja e sotme në “Kamp Nou” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është një moment vendimtar në luftën për titullin kampion të këtij sezoni dhe trajneri i vendasve, Pep Guardiola, e di mirë këtë gjë. Skuadra e tij është e angazhuar në 3 fronte, ndërsa këto 4 ditë do të flasin shumë për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.
“Unë dua që të fitoj. Po ashtu, dua që ta eleminojmë Çelsin në Champions. Do të bëj më të mirën time që bashkë me lojtarët t’i arrijmë këto objektiva. Nëse nuk do t’i arrijmë do të ndihemi të zhgënjyer. Por sporti më ka mësuar, që nga koha kur isha fëmijë e deri kur u bëra profesionist, se fitorja nuk është gjithçka”-shprehet Guardiola.
Gjithsesi, përtej, rezultatit që kërkohet me çdo kusht, Guardiola flet edhe për ndjenja.
“Nuk kam kujtime të mira nga ndeshjet Barça-Real apo Real-Barça të viteve të fundit. Nuk jam kënaqur nga ato ndeshje, qoftë kur kemi fituar, apo kur kemi humbur. Kjo sepse kanë ndodhur gjëra që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Janë gjëra që unë nuk i kuptoj, por që duhet t’i përballoj. Mendoj se të dyja palët e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Nuk kemi kohë për shumë ndryshime, pasi jemi në fund të sezonit. Është çështje mentaliteti dhe rikuperimi. Do të përpiqemi të paraqitemi mirë”-deklaroi trajneri.
Dy ekipet do të dalin në fushë sonte në orën 20:00, me Realin që ka 4 pikë epërsi ndaj katalanasve kampionë, ndërsa duhen gjithsej edhe 5 ndeshje deri në fund të La Ligës. Nëse Barça fiton, kampionati hapet, por nëse jo, atëherë “lamtumirë titull”.