Qerimaj ambicioz per Londer 2012

Me Europën pak a shumë ka mbaruar punë, edhe pse ndonjë medalje tjetër të artë nuk do ta refuzonte. Veçse, synimi kryesor i momentit për Erkand Qerimajn është Olimpiada që do të zhvillohet këtë verë në Londër dhe ku peshëngritësi shqiptar do të përpiqet të bëhet i pari kuqezi që të marrë një medalje.
Nëse do të bëjmë një krahasim me Lojrat Olimpike në Pekin, 4 vjet më parë, atëherë mund të themi me siguri se për medalje nuk do të mjaftonte rezultati ia rritur nga shkodrani në Europianin e fundit, pavarësisht se ai mori medaljen e artë.
Vendi i parë në shkëputje i kinezit Li Hongli u arrit me 168 kg, pra 10 kg më shumë sesa Qerimaj arriti në Antalia, ndërsa vendi i parë në shtytje, i koreanit Jae-Hjuk u bë i mundur me 203 kg, pra 13 kg më shumë sesa Erkandi pak ditë më parë.
Në nivelet e tanishme, Qerimaj nuk do të arrinte dot as në 10 më të mirët në një kategori shumë konkurruese siç është kjo në peshën deri 77 kg.
Që të afrohet tek zona e medaljeve, shtangisti ynë duhet të rritet me 5 kg të paktën në shkëputje dhe 5 deri në 8 kg në shtytje, pra një detyrë jo e lehtë.
Për këtë arsye, trajneri i tij, Kovaçi, ka përpiluar një program me dy seanca stërvitore në ditë, për një periudhë 3-mujore që nis më 2 maj dhe përfshin majin, qershorin dhe korrikun. Për Qerimajn nuk ka ndonjë problem ta realizojë këtë program, por nuk mund të thuhet kështu për Kovaçin, pasi ai pengohet nga puna e tij si mësues i edukimit fizik, që duhet të jetë paradite në shkollë për muajt maj e qershor.
Pra, ekziston një ngërç i cili shpresohet që të zgjidhet në të mirë jo vetëm të Qerimajt, por të gjithë peshëngritjes shqiptare dhe sportit kuqezi.