Topa të tenisit për shkak të El Clasicos (video)

Topa të tenisit të hedhur në fushë gjatë një ndeshje futbolli? Mund të shkaktojë habi. Por, një ngjarje e tillë ndodhi mbrëmë në ndeshjen e La Ligas mes Sevillas dhe Levantes.
Tifozët e Sevillas shfrytëzuan këtë mënyrë origjinale për të protestuar ndaj trajtimit diskriminues të ligës spanjolle ndaj tyre dhe favorizimin ndaj Barcelonës dhe Real Madridit.
Dueli Sevilla-Levante ishte dashur të fillojë në ora 20, njësoj sikurse El Clasico, por drejtuesit e ligës vendosën ta shtyjnë atë për në 22:30 në mënyrë që Barcelona dhe Reali të jetë në terminin kryesor.
Kjo sigurisht nuk u pëlqeu tifozëve të Sevillas të cilën zgjodhën këtë metodë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.