Balotelli nuk largohet nga Man City

Sulmuesi Mario Balotelli sërish ka mohuar spekulimet rreth rikthimit të tij në futbollin italian.
Balotelli asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij që një ditë të kthehet në Serie A por ka insistuar se kjo nuk do të ndodh së shpejti.
“Jo tani” tha Balotelli. “Do të shohim, ndoshta një ditë. Është e vërtetë se kam folur për Interin dhe Milanin por kam përmendur edhe ekipe nga Anglia ose Spanja” u shpreh reprezentuesi italian i cili spekulohet se kërkohet nga Milan, Inter dhe Napoli.
21 vjeçari iu bashkua Cityt nga Inter në gusht të vitit 2010 në transferim me vlerë prej 23 milionë eurosh.