U-17: Shqipëri-Kosovë, përfundon 1:1

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës U-17 dhe Shqipërisë, e të njëjtës moshë, e zhvilluar në stadiumin 'Selman Stërmasi', ka përfunduar baras, 1:1.
Pjesa e parë përfundoi me fitoren e kosovarëve të trajnerit Besnik Kollari, falë golit të shënuar nga Murati në minutën e 40-të, që ishte edhe minuta e fundit e pjesës së parë.
Ndërsa, në pjesën e dytë janë kuqezinjtë e trajnerit Xhemal Mustedanagiç, që barazojnë me anë të mbrojtësit Çema, i cili realizon në minutën e fundit të ndeshjes. 17-vjeçarët nga Kosova kanë qenë diktues të lojës dhe kanë pasur disa raste për shënim.