E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago mbetet në Barcelonë

Mesfushori i talentuar Thiago Alcantara ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij me Barcelonën deri më 2015 kanë njoftuar mediet spanjolle të enjten.

Zyrtarizimi i kontratës së re pritet të bëhet të premten dhe mohon spekulimet rreth mundësisë së largimit të 20 vjeçarit nga Nou Camp.

Pas tri viteve me Barcelonën B, nga ky edicion Alcantara është vazhdimisht në skuadrën e Pep Guardiolas që duket i kënaqur me kontributin e mesfushorit dhe e ka shpërblyer me kontratë të re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›