Bayern nuk shet në janar

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka njoftuar sulmuesin Ivica Oliç se ai nuk do të shkojë askund gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi kroat, Oliç vazhdimisht ka theksuar se do të kërkojë largim nga klubi nëse vazhdon të mos ketë hapësirën e dëshiruar por Rummenigge ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk do ta shesim askënd. Trajneri nuk dëshiron të ndodh kjo dhe ne pajtohemi plotësisht me të. Kemi një skuadër të vogël me vetëm 20 futbollistë dhe kjo është shifër e ulët sa i përket kuantitetit” tha Rummenigge për uebfaqen e Bayernit.