Fellaini vazhdon në Everton

Mesfushori i Evertonit, Marouane Fellaini ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në klub. Reprezentuesi belg ka qenë në bisedime për marrëveshjen e re nga prilli dhe lajmi për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub është pritur ngrohtë në Goodison Park.
Everton pagoi shifër rekorde të klubit prej 15 milionë funtesh për transferimin e Fellainit nga Standard Liege më 2008, ndërsa kontrata e tij e kaluar skadonte më 2013.
“Ai ka qenë futbollist shumë i mirë për ne në sezonet e fundit dhe jemi të lumtur që do të vazhdon të jetë këtu” tha menaxheri i Evertonit, David Moyes.