E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger më bëri të madh

Robin van Persie ka bërë të ditur se ka mirënjohje të thellë për menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger për nxjerrjen e potencialit të tij të plotë.

Aktualisht golashënuesi më i mirë i Premierligës, Van Persie ka realizuar 11 herë në 11 ndeshje por mbetet modest për arritjen e tij dhe falënderon Wengerin që e bëri “futbollist kulmor”.

“Jam mirënjohës që e kam takuar. Kur isha 20 vjeç ai më pyeti, ‘Ende nuk je futbollist kulmor?’. I thash, ‘Jo, nuk mendoj’. Ai më tha, ‘Pse jo, mendo më mirë’. Prej atëherë fillova të kuptoj më tepër. Ai më dha këshilla rreth disa gjërave të caktuara që isha duke bërë. Më tha të mendoj më tepët rreth veprimeve të mija. Ishte një bisedë e gjatë” deklaroi Van Persie për tabloidin anglez The Sun.

“Ai më dha dëshmi se mund të gjej përgjigjet që më nevojiteshin, më ndihmoi shumë” përfundoi 28 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›