E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea kërkon Higuainin

Chelsea është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo Higuain gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediet angleze të enjten.

Sulmuesit Didier Drogba dhe Nicolas Anelka janë në përfundim të kontratave të tyre me gjigantin londinez dhe menaxheri Andres Villas-Boas thuhet se dëshiron të përforcojë repartin ofensiv me reprezentuesin argjentinas.

Higuain ka bërë paraqitje mbresëlënëse në Real nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe deri më tani gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola në 11 paraqitje në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›