Jones si Baresi

Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka krahasuar të riun Phil Jones me legjendën e Italisë, Franco Baresi.
Jones, 19 vjeç, bëri paraqitjen e tij të tretë me Anglinë të martën mbrëma në fitoren 1-0 në miqësoren me Suedinë. Capello lavdëroi talentin e Jonesit.
“Është vështirë të gjeni një futbollist si ai, shumë vështirë. Ai mund të luaj në pozita të ndryshme, gjithnjë në shkallë të lartë. Në karrierën time kam gjetur dy futbollistë të tillë, Franco Baresi dhe Fernando Hierro” tha Capello për mediet angleze.