Bamir Topi; Kosova, krerët e rajonit ta shohin Ballkanin me hartë të re
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, thotë se do të ishte pa kuptim që fryma e dialogut dhe e mirëkuptimit të merrte sadopak nota, që i ngjasojnë një të kaluare që Ballkani nuk duhet ta përjetojë më. Ai mori pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore në Athinë, ku replikoi me homologun serb, Boris Tadiç, me të cilin siç thotë, ka pasur më pas edhe një takim “të rastësishëm”. Në një intervistë për BBC-në, Topi sqaron se ndërhyrja e tij u bë për të “rivendosur një të vërtetë historike”, ndërsa mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit e shpjegon me faktin se samiti ishte përgatitur para shpalljes së pavarësisë, ndërsa thekson se vendet e Ballkanit duhet ta marrin në konsideratë realitetin e ri të hartës së rajonit. Më tej, Presidenti shqiptar nuk ka dashur të komentojë shtyrjen nga Parlamenti të votimit për dekretet e tij mbi anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Zoti President, gjatë fjalës suaj në samit bëtë një ndërhyrje jashtë tekstit të shkruar, e cila u interpretua si një replikë ndaj fjalëve që kishte thënë pak më parë Presidenti serb, Boris Tadiç dhe që lidhej me atë që ai e quajti “dhunë të shqiptarëve të Kosovës kundër serbëve”. A patët ju gjatë samitit ndonjë takim, qoftë dhe të shkurtër, me Presidentin serb?
Ndërhyrja kishte të bënte me një moment shumë të rëndësishëm, pasi ajo çka parashtroi në fjalën e tij Presidenti Tadiç, ishte jo vetëm në kushtet e të vërtetës, pasi gjërat në Kosovë kanë një sfond tjetër historik dhe nuk është ashtu siç u shpreh Presidenti Tadiç.
Përkundrazi, janë kosovarët ata që kanë ndjerë në mënyrë të vazhdueshme persekutimin nga institucionet serbe dhe ajo që më bëri të bëja këtë ndërhyrje, ishte një moment tjetër, që kishte të bënte pikërisht me frymën e takimit. Ky takim që u zhvillua në Athinë, kishte të bënte me komunikimin, shkëmbimin e eksperiencave të secilit pjesëmarrës, për civilizimin për konsolidimin e vlerave kulturore, për rritjen e dialogut politik, dhe u duk që në fjalën e zotit Tadiç nuk kishte asnjë lloj situate kompatibiliteti midis asaj që ai shprehte dhe frymës së takimit të sotëm. Kjo qe arsyeja që unë bëra një ndërhyrje, e cila nuk kishte tendencën për të realizuar një replikë, po për të rivendosur, së paku në kushtet e këtij takimi, një të vërtetë historike, e cila u shtrembërua në mënyrë totale nga Presidenti Tadiç.
Ju më pyetët a kisha takim me Presidentin Tadiç gjatë punimeve të konferencë. Po, e kam takuar. Nuk ka qenë një takim formal, ka qenë një takim i rastësishëm, kemi shkëmbyer në mënyrë civile një komunikim, ku e kemi pyetur njëri-tjetrin për situatën, dhe ky takim i shkurtër nuk përbën në vetvete një element për ta cituar.
Zoti President, siç e vutë dhe ju në dukje në përfundim të konferencës, takime të tilla gjithsesi kontribuojnë në krijimin e raporteve më të shëndosha, të një fryme më të mirë dhe më konstruktive ndërmjet gjithë vendeve të rajonit, të paktën sa i përket nivelit të presidentëve. Takime të tilla janë bërë vazhdimisht, por marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit ende vazhdojnë të jenë të kapura nga një ngërç. Dhe kjo ndoshta jo vetëm për shkak të reminishencave të vjetra, por edhe për shkak të zhvillimeve të tjera të brendshme që ka secili prej këtyre vendeve. A mendoni dhe ju kështu?
Shikoni, situata në Ballkan natyrisht ka njohur një progres të dukshëm në marrëdhëniet midis shteteve, në Ballkan ka një situatë të re: pas datës 17 shkurt kemi një shtet të ri në Ballkan, Kosovën. Dhe natyrisht marrëdhëniet nuk mund të shkojnë lege artis në komunikimin midis lidershipëve, në komunikimin midis vendeve; patjetër që Ballkani ka problemet e veta, ka problemet e veta që kanë të bëjnë jo vetëm me retrospektivën, por kanë të bëjnë dhe me aktualitetet politike. Kështu që nuk unë besoj që gjërat nuk mund të rregullohen në një ditë; gjithmonë do të ketë probleme, sepse problemet ekzistojnë përgjithësisht sidomos midis vendeve të rajonit ballkanik, ekzistojnë mentalitete të ndryshme, interesa të ndryshme, por ajo që duhet të merret në konsideratë është pikërisht substanca e mendimeve politike që vjen nga pjesa dërrmuese e vendeve ballkanike, të cilat në mënyrë definitive e shohin të ardhmen e tyre tek integrimi euroatlantik.
Ka rëndësi që lidershipi i vendeve ballkanike të krijojë kushte për bashkëpunimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike...
Është me shumë rëndësi që gjithë lidershipi i vendeve ballkanike të krijojë kushte për bashkëpunimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, në mënyrë që rajoni i Ballkanit të arrijë standardet ekonomike dhe të jetë i gatshëm për t’u integruar në familjen evropiane.
Gjatë parapërgatitjeve të samitit, a pati ndonjë sugjerim, qoftë nga ana juaj, qoftë nga ana e Kroacisë, bie fjala, që të ftohej edhe Kosova në këtë samit?
Nuk është shtruar kjo çështje, sepse takime të tilla përgatiten kohë më parë. Jo rastësisht në fjalën time në konferencën për shtyp unë vlerësova jo vetëm vullnetin politik dhe takimin e presidentëve, që konsiderohet niveli më i lartë i përfaqësimit politik, por vlerësova dhe ekspertizën, punën e ekspertëve, sepse janë ekspertët që punojnë prej kohësh. Kështu që në këtë takim, i cili është projektuar një vit më parë, nuk ka qenë e parashikuar një gjë e tillë. Gjithsesi, gjë që e kemi shprehur edhe në takimin e Ohrit, edhe në takimet bilaterale, ka ardhur momenti që vendet ballkanike të vlerësojnë me një sy realist ndryshimet në hartën e Ballkanit: sot Kosova është sikurse thashë, një shtet sovran, i lirë, i pavarur, i cili është njohur nga shtete mjaft të rëndësishme, dhe patjetër që duhet të merret në konsideratë në gjeopolitikën e Ballkanit edhe Kosova me të gjitha strukturat e veta, sepse një Kosovë stabël, një Kosovë me institucione demokratike, një Kosovë e projektuar sipas planit të zotit Ahtisari, multietnike, me respekt të gjitha të drejtave të minoriteteve, patjetër me vlerat e saj, të historisë, të kulturës, të traditës, do të jetë jo vetëm kontribuuese, por do të jetë mjaft e rëndësishme që të dëgjohet në tavolina të tilla. Unë jam i bindur që e ardhmja, do të modifikojë edhe disa mendime, të cilat për fat të keq ende janë të kapura nga e kaluara. Jeta vazhdon, bota bën progres, vendet e Ballkanit nuk janë më në atë situatë që kanë qenë përpara, pavarësisht nga problemet, të cilat janë të dukshme, nuk besoj që janë probleme apo situata substanciale, që do ta tërheqin Ballkanin në situata luftërash ndëretnike. Sot është një realitet i ri, të gjithë janë koshientë që e ardhmja e Ballkanit, sikurse e thashë dhe në fillim të intervistës, është patjetër në familjen e vendeve evropiane dhe atlantike.
Plani i OKB-së, për t’i lënë kompetencat misionit të BE-së
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i ka dërguar një raport Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku propozon hapat që do të ndërmarrë për rikonfigurimin e misionit të OKB-së në Kosovë. Përmbajtja e raportit nuk është bërë ende e ditur dhe ende nuk dihet se kur do ta diskutojë raportin Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Por, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm, Brenden Varma, tha për BBC-në se zoti Ban Ki Moon synon ta rikonfigurojë UNMIK-un, duke i dhënë një rol më të madh operacional misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Megjithatë, zoti Varma për BBC-në tha se misioni i ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë atë të BE-së, do të jetë nën ombrellën udhëheqëse të OKB-së. Ai tha gjithashtu se sekretari i Përgjithshëm do të emërojë një përfaqësues të ri të posaçëm në Kosovë në përshtatje me rolin e ri të misionit. “Ai synon ta përshtatë strukturën dhe profilin e UNMIK-ut në mënyrë të tillë që ta lejojë Bashkimin Evropian të kryejë një rol më të rritur operacional në fushën e sundimit të ligjit, nën një ombrellë të përgjithshme të OKB-së, që do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të Përgjithshëm, sigurisht në kuadrin e rezolutës 1244”, - shtoi Varma, duke folur për raportin.
Serbia kundërshton propozimin e Ban Ki Moon
Serbia ka hedhur poshtë një plan të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për të lejuar vendosjen e një misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë nën mbikëqyrjen e KB-së, duke e akuzuar atë se ka tejkaluar kompetencat e veta. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i shkroi zotit Ban, për t'i thënë se vetëm Këshilli i Sigurimit i KB-së mund të rikonfigurojë UNMIK-un, i cili ka mbikëqyrur administrimin e Kosovës që nga fundi i luftës më 1999. Kushtetuta e re e Kosovës pritet të hyjë në fuqi të dielën, por Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, e mbështet Serbinë, e cila e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Duke folur në Londër, zoti Ban e pranoi se nuk do të jenë të gjithë të kënaqur me propozimin e tij që UNMIK-u të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe të lejohet Bashkimi Evropian, që të dërgojë rreth dymijë policë dhe zyrtarë gjyqësorë për të mbikëqyrur pavarësinë.