KQZ-ja rrëzon referendumin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës për thirrjen e një referendumi për të shfuqizuar tre nene të ndryshimeve kushtuetese që u bënë më 21 prill. Me një shumicë të konsiderueshme votash, tetë vota kundër dhe vetëm një pro, KQZ-ja i tha një “Jo” të prerë thirrjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese. Pro kërkesës u shpreh vetëm Genti Shala, anëtari i propozuar nga LSI-ja në këtë komision. I menjëhershëm ishte reagimi i nismëtarëve të kësaj kërkese, duke deklaruar se do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-së. Tetë anëtarë kanë shprehur të njëjtat argumente ligjore, çka e hedh poshtë referendumin duke iu referuar Kushtetutës, por dhe Kodit Zgjedhor. Edhe pse me një debat të gjatë mes palëve, KQZ-ja sqaroi se kjo kërkesë është jashtë kompetencave dhe juridiksionit të saj. Sipas arsyetimit të dhënë, anëtarët e KQZ-së, duke marrë fjalën herë pas here, u shprehën se kërkesa e KMK-së ka për qëllim zhvillimin e një referendumi për të shfuqizuar tre nene të ligjit 9904, i cili ka në përmbajtje të vet ndryshimet kushtetuese. Si e tillë, sipas anëtarëve të KQZ-së, karakteri i këtij referendumi është kushtetues dhe Kodi Zgjedhor e parashikon qartë se për zhvillimin e një referendumi kushtetues procedurat nuk nisin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por nga Kuvendi. Kryetari i Komisionit, Çllirim Gjata, u detyrua që të sqaronte se ky insitucion ka marrë në dorë një kërkesë ku kërkohet referendum për amendamentet kushtetuese, të cilat ndërkohë kanë hyrë në fuqi që në datën 22 maj. “Ne kemi një procedurë të përcaktuar për rishikimin e Kushtetutës. Neve na kërkohet referendum për amendamentet kushtetutese që tashmë kanë hyrë në fuqi në 22 maj. Kemi një procedurë fillestare totalisht jashtë KQZ-së dhe komisioni është jashtë juridiksionit të vet”, - deklaroi Gjata.
Ndërsa anëtari i LSI-së në komision kërkoi që anëtarët t’i referohedhin nenit 126 dhe nenit 127 të Kodit Zgjedhor ku përcaktohen procedurat për referendumin e përgjithshëm. Pika pesë e neni 117 të Kushtetutës konsideron se referendumi për ndryshime kushtetuese mund të bëhet me firmat e 1 të pestës së deputetëve të Kuvendit. Ndërsa, pika 2 e nenit 123 të Kodit Zgjedhor parashikon që kërkesa me 28 firma deputetësh i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit brenda 15 ditëve nga miratimi i amendamentit kushtetues nga Kuvendi. Ky i fundit i dorëzon një kërkesë Presidentit dhe një tjetër Gjykatës Kushtetuese. I vetmi rol që do të kishte KQZ-ja në këtë rast do të ishte vetëm organizimi nga ana teknike i referendumit, nëse Kushtetuesja pranonte kërkesën. E thënë ndryshe, ky lloj referendumi do të merrte vlerë vetëm nëse do të mblidheshin 28 firma për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Në fakt, LSI-ja e provoi përmes kësaj mënyre, por nuk mundi të mblidhte 28 firmat e nevojshme.
Braho: Tani, në Kushtetuese
Organizatorët e referendumit kanë vendosur të mos dorëzohen, edhe pse KQZ-ja rrëzoi kërkesën e tyre. Një prej deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, deklaroi dje se KMK-ja do të vazhojë procedurat e ligjshme deri dhe ankimim në Gjykatën Kushtetuese. “Dihej ky përfundim dhe ne do të vazhdojmë hapat ligjorë, të cilët përkojnë me ankimimin në institucione të tjera, mes të cilave edhe Gjykata Kushtetuese dhe do të vazhdojmë të gjitha veprimtaritë në kuadër të nismës që ka marrë KMK-ja”, - tha Braho. Ndërsa drejtuesit e KMK-së do të bëjnë të ditur strategjine e tyre për të çuar më tej këtë çështje.