E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi dekreton Ardian Turkun

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje emërimin e Ministrit të ri të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku. Sapo Kryeministria ka dërguar në Presidencë propozimin për emërimin e ministrit të ri, kreu i shtetit e ka dekretuar menjëherë atë. “Për emërim në detyrë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoj, Neni 1:Zoti Ardian Turku, emërohet në detyrën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Neni 2: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, citohet në njoftimin për shtyp të faqes zyrtare së Presidentit. Emërimi i Turkut u bë pas shkarkimit që i bëri Ylli Pangos Kryeministri Sali Berisha vetëm pak ditë më parë. Shkarkimi i Pangos u bë pas një videoje të publikuar në një emision televiziv, ku ministri ofronte shtratin në këmbim të një vendi pune. Shkarkimi i Pangos u bë vetëm pak minuta pas publikimit të videos në tv. Po i menjëhershëm ka qenë edhe dekreti i Presidentit për shkarkimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›