E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi nevojtar i Ramës, i kërkon para KQZ-së

15-01-2013 / Gazeta 55

Bamir Topi ka nevojë për para. Ai është nervozuar së tepërmi nga projektvendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e fondeve për partitë politike që kanë dalë nga zgjedhjet parlamentare të 2009. Bamir Topi kërkonte të fitonte ndonjë lek nga ndarja e “tortës” pasi, sipas tij, prania e Gazmend Oketës, deputet i pavarur në parlament dhe jo i zgjedhur si deputet i FRD, do të cilësohej përfaqësues i partisë së tij.
Por ligji është ligj.  Bamir Topi apo FRD-ja nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti, pasi fondet për partitë politike ndahen sipas ligjit në raport me deputetët e fituar në zgjedhje.
Ky ka qenë dhe shpjegimi i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas akuzës së Topit që akuzoi KQZ se po përjashton FRD-në nga përfitimet e ligjshme. Ndërsa KQZ-ja sqaron se sipas vendimit të datës 1 gusht 2009, FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike dhe rrjedhimisht kjo parti nuk ka përfituar mandate sipas vendimit të mësipërm. Kështu që FRD nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›