Berisha: Rama u thotë shqiptarëve, “prit publik sa të piqen fiqtë”
Kreu i qeverisë ironizon deklaratat e kreut të PS për pasurinë e tij dhe të bashkëshortes Kryeministri Sali Berisha ironizon sërish deklaratat e kreut të PS, Edi Rama përkundrejt pyetjeve mbi pasurinë e tij dhe të bashkëshortes, Linda Basha. Duke reaguar në rrjetin social “Facebook”, Berisha ricitoi deklaratën e Ramës, duke dhënë dhe komentin e tij mbi të. “Te dashur miq, zoti Rama thotë ‘prit publik sa të piqen fiqtë’. Dje (pardje) publiku priste nga zoti Rama transparence për atë që mediat e kanë quajtur “pallati në pajë”, një investim ky nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar, me vlerë rreth 2 milionë euro, ndërtuar në kundërshtim me ligjin nga familja e zonjës Linda Basha, në lulishte, shesh midis pallateve, me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e z. Rama”, shkruan kryeministri. Kreu i qeverisë shton më tej në mesazhin e tij, duke theksuar se, pyetjes për “pallatin në pajë”, iu përgjigj me transparencë, “kur të dua unë”. “Mirëpo pyetjes për ‘pallatin në pajë’, zoti Edi Rama iu përgjigj me ‘transparencë’ të madhe! Ai tha se shpifësit meritojnë përçmim, ndërsa publiku ka të drejtë të sqarohet. Pyetjes se kur do ta sqaronte publikun, zoti Rama iu përgjigj thjesht: ‘kur të dua unë’. Gazetari nën zë i tha kolegut pranë tij se kjo është transparenca ‘alla Rama’, ‘prit publik sa të piqen fiqtë’ dhe se, me siguri, radhën e ardhshme ky do na thotë se ‘pallati në pajë’ nuk është problemi i Shqipërisë, pikërisht ashtu siç tha ai për Barjabën para një javë. Mirëpo, pallati edhe futet në pajë, por në thes jo - vazhdoi gazetari i zhgënjyer nga përgjigja e kryetarit të PS-së!”, përfundon komenti i Kryeministrit. Njëkohësisht në përgjigje të deklaratave të kryesocialistit, Rama kreu i qeverisë, Berisha garanton shqiptarët se parim kryesor i qeverisjes së tij do vazhdojë të mbetet rritja e pagave dhe pensioneve, sa herë shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike. “Politika jonë për rrogat dhe pensionet është dhe do jetë, për sa të na votojnë shqiptarët, rritja çdo vit dhe vetëm rritja e tyre ashtu siç kemi bërë deri sot”, deklaron kryeministri Berisha.
...