E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamiri s’erdhi tek Besëlidhja e Lezhës, sepse identifikohet me Albulenën e Hamza Kastriotit

06-03-2012 / Gazeta 55

Festimet për Besëlidhjen e Lezhës u shoqëruan nga zhurma e krijuar prej Bamir Topit dhe Edi Ramës, e cila nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Në Lezhë u mblodhën të gjithë faktorët mbarëshqiptarë, por dy të lartpërmendurit kanë si axhendë politike axhendën e Hamza Kastriotit

Kryeministri Berisha ka reaguar edhe në lidhje me festimet për Besëlidhjen e Lezhës duke theksuar se zhurma e krijuar nuk ka lidhje me realitetin.
“Duke qenë së është bërë një tymnajë mediatike, dua të falënderoj me shumë mirënjohje bashkinë e Lezhës, qytetarët e Lezhës, për organizimin e shkëlqyer, që i bënë një date themelore në historinë e kombit  siç është data e lidhjes së Lezhë. Sigurisht që aty u mblodhën princa nga të gjitha trevat shqiptare 568 vjet më parë, por djep, vatër ishte Lezha, kështu që qytetarët e Lezhës me shumë krenari e festuan këtë ditë. Absolutisht në ftesa bashkia e Lezhës, kishte mbajtur pikë për pikë frymën e asaj lidhje. Tjetër punë se dikush tha nuk mora ftesën dhe tjetri nuk i njoftoi fare nëse do shkonte apo jo. Nuk kanë asnjë lidhje, asnjë shkak tjetër  përveçse  një, por ajo nuk varet nga ne. Se po të duket Lezha, Albulenë pastaj po shkoj nuk po shkoj. Lezha është Lezhë, Albulena është Albulenë. Edhe atë do ta festojmë. Por këtu fryma është tjetër, këtu ishte parimi ‘Një Komb Një Qëndrim’ dhe u jetësuan  përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare si asnjëherë që nga 1444. Ato nuk janë larg njëra- tjetrës, por në fakt janë të ndryshme të dyja kështu, që çdo zhurmë tjetër është absolutisht absurde, s’ka asgjë me realitetin ju them me përgjegjësinë më të madhe”, tha kryeministri Berisha.

Bashkia e Lezhës: Bamir Topi ishte nr. 1 në Protokoll, edhe Edi Rama kishte ftesë
Ka reaguar sërish bashkia e Lezhës për debatet e krijuara mes mazhorancës, opozitës dhe Presidentit të Republikës rreth aktivitetit të organizuar me 2 mars.
Bashkia e Lezhës në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se kreu i opozitës, Edi Rama, ka qenë i ftuar në përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa Presidentit të Republikës i është rezervuar nr. 1 në Protokollin e bashkisë Lezhë. Zëdhënësja e bashkisë, Anita Jaku, ka bërë publike ftesat e dërguara ndaj socialistit Rama dhe Presidentit të Republikës.
Këto deklarata kanë ardhur pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili deklaroi se nuk ishte ftuar nga bashkia e Lezhës për 568 vjetorin e Besëlidhjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›