Sejdiu: Në Bërdo, Kosova përfaqësohet si shtet
i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar, ka sqaruar për gazetarët se në tavolinë do të vendosen vetëm emrat e pjesëmarrësve, por jo edhe shtetet. Zbogar gjithashtu ka saktësuar se UNMIK do të marrë pjesë në takim. Por, presidenti Sejdiu tha se Kosova në konferencën në Slloveni do të paraqitet vetëm si shtet i pavarur dhe jo nën siglën Kosova-UNMIK. Kryeministri do të shkojë në bazë të ftesës së kryeministrave të Sllovenisë dhe Kroacisë. Ai do të përfaqësojë vetëm vendin tonë, tha Sejdiu. Edhe kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova do të paraqitet si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, si bartës të institucioneve dhe vetëm si shtet i pavarur. Kosova është shtet dhe bartësit e përgjegjësive shtetërore paraqiten vetëm si burrështetas të Republikës së Kosovës. Kosova është shtet dhe ftesa nga kryeministri slloven dhe kroat është një ftesë për kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, prandaj ku do që të jetë Kosova do të jetë si shtet andaj nuk ka asnjë dilemë për këtë, ka thënë kryeministri Thaçi.
Last Updated on E Shtune, 06 Mars 2010 21:51