E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Ndarja e Kosovë shpërbën Ballkanin!

Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të rihapte çështjen e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin. Në një intervistë për një radio kosovare, Hyseni është shprehur se opsioni i ndarjes së Kosovës propozohet qëllimisht nga Beogradi për të parë reagimin e Prishtinës. Po të ketë ndarje, ndryshimi i kufijve nuk do të ndalet

në Kosovë por do ta përfshijë gjithë Ballkanin. Po e themi troç. Po të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës atëherë nuk do të ndalet në Kosovë, nuk përfundon në Kosovë, do ta përfshijë gjithë rajonin e Ballkanit, është shprehur Hyseni, duke shtuar se ndarja do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të gjithë Ballkanit. Sipas tij, Serbia nuk po e pengon vetëm Kosovën drejt anëtarësimit në BE, por gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë ka bërë të ditur se pret që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim sipas tij do të ishte në të mirë të Kosovës. Kërkesa për ndarje nënkupton destabilizim të të gjithë rajonit, ka pohuar shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni. Ai ka thënë se tema e ndarjes është lançuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. Nuk ka ndarje të Kosovës, ka potencuar ao. Por, ministri i Jashtëm Hyseni shkon edhe më tutje. Ai fajëson Beogradin që po e pengon integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Pengesat që Beogradi po i vendosë në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës rrjedhimisht po pengojnë edhe integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit në BE, vijoi ai. Këtë deklaratë, ministri i jashtëm kosovar, e mbështet në faktin që i gjithë Ballkani Perëndimor do të integrohej thuajse në të njëjtën kohë në BE. Hyseni për herë të parë ka përmendur mundësinë që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim, sipas tij, do të ishte në të mirë të Kosovës. Mendimi i Gjykatës do të jetë krejtësisht i paadresuar, neutral, që do me thënë në të mirë të Kosovës, sepse do të dalë pikërisht ajo që e kemi thënë. Pavarësia e Kosovës është çështje me të cilën Gjykata nuk duhej të merrej fare, përfundoi Hyseni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›