Izrael, protesta anti-qeveritare në Jeruzalem
Me mijëra manifestuesë palestinezë dhe izraelitë kanë protestuar ditën e shtunë në Jeruzalem kundër planit qeveritar për të ndërtyuar disa pallate çisjordani në të cilat
do të jetojnë kolonë izraelitë.
Sipas një zëdhënësi të policisë izraelite, në këtë manifestim anti-qeveritar ishin të pranishëm mbi 2 mijë qytetarë palestinezë të cilët janë pjesë e organizatave të majta. Gjithashtu pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe mbi 200 izraelitë, të cilët janë anëtarë të organizatave të djathta. Ndërsa Mahmoud Abbas, presidenti palestinez nga qyteti i Ramallahut në Lindjen e Mesme deklaroj që e ardhmja e Jeruzalemit ishte një çështje kyçe për problemin palestinez.
"Qytetarët palestinezë kanë disa të drejta të shenjta të cilat për fat të mirë tashmë njihen ndërkombëtarisht edhe nga organizatat e mëdha botërore. Kështu që në këtë mënyrë ne nuk bëjmë kompromis me të drejtat tona."- u shpreh presidenti palestinez,
Mahmoud Abbas.
Përveç protestave në Lindjen e Mesme ka pasur disa fërkime mes ushtrisë izraelite dhe asaj palestineze. Policitë kufitare kanë gjuajtur me armë në drejtim të njëra-tjetrës, duke shkaktuar plagosjen e tre ushtarëve palestinez dhe një ushtari izraelit.