E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret e detajuara për të përfituar pension të pjesshëm



Jonida Tashi

Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë përcaktuar kriteret e detajuara për përfitimin e pensionit të pjesshëm. Moshat e daljes në pension të pjesshëm, si për femrat, ashtu dhe për meshkujt, rriten gradualisht nga viti në vit, derisa nga data 1 korrik e vitit 2011 e në vazhdim mbetet 60-vjeç për femrat dhe 65-vjeç për meshkujt. Ndërkohë që vitet e punës të siguruara për të përfituar pension do të mbeten të njëjta si për gratë, ashtu edhe për burrat: 15-35 vjet. Për të marrë pension të pjesshëm nga data 1 korrik 2008 deri në 30 qershor 2009 duhen plotësuar dy kushtet kryesore që janë: mosha 63 vjeç e 6 muaj për burrat dhe 58 vjeçe e 6 muaj për gratë, ndërsa periudha e sigurimit mbetet e njëjtë për të dyja gjinitë, 20 vite pune të siguruara. Pensioni i pjesshëm llogaritet dhe jepet në raport me vjetërsinë në punë që kërkohet në vitin përkatës për të përfituar pension të plotë.
Kushtet
Pra, siç përcaktohet në tabelën e mëposhtme, për të përfituar pension të pjesshëm, duhen plotësuar tre kushte: Së pari, mosha e caktuar sipas viteve në tabelë. Së dyti, të ketë prerë marrëdhëniet financiare me, qendrën e punës. Së treti, të ketë plotësuar minimumin e viteve të punës, së siguruar, pavarësisht nga profesioni dhe kategoria e punës. Për shembull, për periudhën 01.07.2008 deri më 30.06.2009, si meshkujt, ashtu edhe femrat, për të përfituar pension të pjesshëm duhet të plotësojnë tre kushte: moshën (meshkujt 63-vjeç e 6 muaj, kurse femrat 58-vjeçe e 6 muaj) dhe 20 vite pune gjithsej të siguruara në vendin tonë, për të dy gjinitë. Masa e pensionit të pjesshëm për femrat dhe për meshkujt do të jetë 43 për qind e pensionit të plotë, që del duke pjesëtuar 15 vitet e punës të siguruara që e kanë personat e interesuar, me 35 vite pune të siguruara që kërkohen për të përfituar pension të plotë. Po të kishin 16 vjet punë të siguruar do të përfitonin në momentin e plotësimit të moshës, 46 për qind të pensionit të plotë, që del duke pjesëtuar 16 vitet e punës me 35, e kështu me radhë. Pra, për çdo vit pune që shtohet mbas 15 vjetëve të punës, pensioni shtohet me rreth 3 për qind më shumë.
Llogaritja
Pensioni llogaritet dhe jepet në raport me vjetërsinë në punë që kërkohet në vitin përkatës për të përfituar pension të plotë. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Shuma e pensionit të shtetit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të 3 viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Kjo pagë referuese për llogaritjen e pensionit përzgjidhet nga vetë personi i interesuar që do të dalë në pension, por pa kaluar pensionin maksimal. Në bazë të kontributeve të derdhura vullnetarisht kur nuk janë plotësuar vitet e punës dhe pagës referuese sipas llojit të punës, secili mund të llogarisë se sa do të jetë pensioni që do të përfitojë sipas kategorisë. Kategoritë e pensioneve janë tri dhe secila prej tyre ka specifikat e veta për të bërë më pas llogaritjen e përfitimit sipas moshës dhe vjetërisë së punës. Kështu, sipas viteve, nga 1993-shi dhe deri në vitin 2009 secila kategori duhet të plotësojë moshën e kërkuar dhe vitet e punës për të përfituar pension. Mosha e kërkuar për daljen në pension me kalimin e viteve ka ardhur drejt rritjes. Ndërkohë që njëkohësisht me moshën janë rritur edhe vitet e vjetërsisë në punë.

Dokumentet që nevojiten për të marrë pension pleqërie
MOSHA
Certifikatë lindje me fotografi
Certifikatë e gjendjes familjare
Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindje, martese ose vdekje
PERIUDHA E SIGURIMIT DHE LLOJI I PUNËS
Librezë pune ose vërtetim arkivi
Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH
Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish-anëtarët e saj
Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë
Vërtetim nga dega ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga Ligji Nr.7514 datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë“

PËR TË ARDHURAT
Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim
Vërtetim tip nga kontributet për të vetëpunësuarit
Vërtetim toke në Kadastër
Vërtetim shkolle për fëmijët nga 16-18 vjeç, si dhe vërtetim shkolle për studentët deri në moshën 25 vjeç
Vërtetim komune për ndihmë ekonomike
Vërtetim nga tatim-taksat
Deklaratë

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT
QE KERKOHET NE VITE PER PERFITIMIN E PENSIONIT
TE PJESSHEM TE PLEQERISE

Vitet Mosha
per burrat Vitet
e sigurimit per burrat Mosha
per grate Vitet
e sigurimit
per grate
1993 60 12v 6m 55 10v
1994 60 12v 6m 55 10v 6m
1995 60 13v 55 11v
1996 60 13v 6m 55 11v 6m
1997 60 14v 55 12v
1998 60 14v 6m 55 12v 6m
1999 60 15v 55 14v
2000 60 15v 6m 55 15v
2001 60 16v 55 16v
01.07.2002- 30.06.2003 60v 6m 17v 55v 6m 17v
01.07.2003- 30.06.2004 61v 18v 6m 56v 18v 6m
01.07.2004- 30.06.2005 61v 6m 20 v 56v 6m 20v
01.07.2005- 30.06.2006 62v 20 v 57v 20v
01.07.2006- 30.06.2007 62v 6m 20 v 57v 6m 20v
01.07.2007- 30.06.2008 63v 20 v 58v 20v
01.07.2008- 30.06.2009 63v 6m 20 v 58v 6m 20v
01.07.2009- 30.06.2010 64v 20 v 59v 20v
01.07.2010- 30.06.2011 64v 6m 20 v 59v 6m 20v
2011 e ne vazhdim 65v 20 v 60v 20v

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›