E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rastet me Gastroenterit, nëpër spitaleve 2800 persona në javë



Shtohen rastet e të sëmurëve me Gastroenterit në të gjithë vendin. Gjatë një jave janë drejtuar në spitale rreth 2800 persona në javë. Simptomat e sëmundjes janë bark dhe në disa raste edhe të vjella. Mjekët sqarojnë se shkak për përhapjen e sëmundjes janë bërë temperaturat e larta dhe të vazhdueshme gjatë këtyre ditve. Ata u kërkojnë qytetarëve që sapo të shohin simptomat e para të drejtohen pranë klinikave për të kryer vizita dhe për të marrë ndihmën e menjëhershme. Më të prekurit janë fëmijët e moshave nën 5 vjeç, por nuk përjashtohen edhe rastet e të rriturve. Për këtë arsye, Spitali i Pediatrisë pret çdo ditë rreth 200 persona në ditë me simptoma të ndryshme. Ndër të prekurit nuk përjashtohen edhe të moshuarit, që përbëjnë një ndër kategoritë më të predispozuara për t’u sëmurur nga temperaturat e larta gjatë stinës së nxehtë të verës.

Qeveria, fond të posaçëm për kurimin në Gjermani

Në mbledhjen e djeshme të saj qeveria vendosi një fond shtesë për kurimin Adriana Gjonaj në një nga spitalet e Gjermanisë. Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi që në buxhetin e miratuar për vitin 2008 “zëri ishpenzimeve operative”, t’i shtohet fondi 830 000 (tetëqind e tridhjetë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve, për kurimin, në Gjermani, të Adriana Gjonaj. Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Qeveria shqyrton rastet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë për pacientët duan të kurohen jashtë vendit, pasi e kanë të pamundur kurimin në një nga spitalet e vendit.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›