Ban Ki Mun: Kthimi i status quo-s në Kosovë, i pamundur
• Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në vizitën e tij të parë në Rusi ka kaluar nëpër një klimë konsesuale politike, përveç kur u diskutua për Kosovën.
Pavarësia e Kosovës ishte e vetmja divergjencë mes kreut të OKB-së, Presidentit të Rusisë, Putin dhe pasardhësit të tij Medvedev, saqë dy liderët rusë guxuan ta vlerësonin gjykimin e Ban Ki Mun si të influencuar nga SHBA. Sa për reformat në OKB dhe Lindjen e Mesme, dy palët kanë vlerësuar mjaft punën e njëra-tjetrës dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre në përputhje të plotë. Dje Ban Ki Mun u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov ku në krye të axhendës ishin reformat e OKB-së, Kosova dhe Lindja e Mesme me bisedimet për paqen. Lavrov theksoi se Rusia do të punojë 'për të forcuar OKB-në' duke shtuar se asnjë organizatë tjetër mund të kapërcejë atë. Shkëmbimi u duk disi më i shpërndarë dhe diplomatik kur Ban Ki Mun u takua me Presidentin Vladimir Putin dhe presidentin trashëgues Dmitry Medvedev, i cili fare hapur i dha kreut të OKB-së një leksion mbi gjallërinë e politikës së botës dhe organizatës së tij. Ndërsa Rusia, një nga pesë vendet me fuqi vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbështeti lidershipin e Ban, kur erdhi radha të diskutohej çështja e Kosovës u rrit një valë mosmarrëveshjeje me qëndrimin e tij mbi statusin dhe atë që Rusia e quajti si disbalancë të influencës së SHBA-së në organizatën ndërkombëtare. "Ne mendojmë se nuk ka vend për biseda krize apo probleme të tilla në Kombet e Bashkuara. Në të kundërtën, e gjithë organizata botërore duhet të bëjë gjithçka që është e mundur, që të mbështesë këtë platformë universale për bashkërendimin e interesave të tyre. Çdo përpjekje për të zgjidhur problemet ndërkombëtare, duke shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht në rastin e Kosovës, janë kundër-produktive dhe nuk i ndihmojnë arritjes së paqes dhe stabilitetit në botë", tha Medvedev. Moska ka vënë në pikëpyetje paanësinë e Ban Ki Mun rreth Kosovës, duke komentuar se interpretimi i tij i Rezolutës 1244 favorizon Perëndimin. Ban Ki Mun tha se, kishte ardhur në Moskë për të marrë mbështetje dhe jo kritika. "Eshtë e rëndësishme të kuptojmë faktin se, kthimi i Kosovës në gjendjen e status quo-së është i pamundur dhe jopraktik. Eshtë e nevojshme të kërkohen rrugët që na nxjerrin nga kjo situatë e komplikuar", tha Ban Ki Mun. Duke komentuar vizitën e Ban Ki Mun-it në Moskë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Mihail Kaminin, tha se vendi duhet të ketë rol më të madh në strukturat qeverisëse të Kombeve të Bashkuara.
Rusia, politika e Jashtme e së cilës po rigjallërohet nga fitimet e mëdha të naftës, po përpiqet të rrisë peshën e saj në institucionet ndërkombëtare si OKB për t'u balancuar kundër hegjemonisë amerikane. Sipas gazetave lokale së të enjtes, Rusia po tenton të sundojë OKB-në, duke ofruar katër herë më shumë kredit në OKB, në shkëmbim të një të drejte për t'u dëgjuar më shumë në organizatë.