“Nacionalizmi radikal serb humbi Kosovën”
• Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha tha në konferencën e Athinës se Serbia e ka humbur Kosovën që në shekullin e 19-të.
Duke folur lidhur me situatën në rajon kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se, qeveria aktuale serbe nuk ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur në Kosovë. Por sipas tij: "Ishte nacionalizmi radikal, nacionalizmi i verbër radikal dhe mitik i stilit të shek të 19-të që humbi Kosovën dhe në të vërtetë të gjithë ish-Jugosllavinë. Në këtë këndvështrim për hir të stabilitetit rajonal, ne kemi bërë çdo përpjekje në mënyrë që Kosova të jetë vend i sigurt dhe rast i veçantë. Kosova ishte pasojë e një shteti që pushoi së ekzistuari". Sipas Bashës, në vitin 1999 gjatë gjenocidit serb u vranë rreth 10 mijë vetë në Kosovë dhe 3 mijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. "Popullsia e Kosovës i është nënshtruar sistematikisht një diskriminimi të egër, karakteristikë për vendet koloniale, që shpesh mori përmasat e gjenocidit shtetëror, i cili kulmoi me ngjarjet tragjike të vitit 1999, kur mbi një milion shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisin trojet e tyre, rreth 10.000 u vranë dhe mbi 3 mijë persona të tjerë, sot e kësaj dite, konsiderohen të zhdukur", theksoi Basha.