Ngjela: Ky është një ligj banal
• Deputeti i djathtë, Spartak Ngjela, ka shprehur votën kundër kësaj nisme, duke e cilësuar si tepër banale.
Dy vjet më parë ai iu kundërvu nismës së qeverisë Berisha "Për legalizimin e zonave informale", çka u pasua me shkarkimin e tij si kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve. "E keqja e pronës në vend ka ardhur si rezultat i ligjit 7501, ku dy partitë e mëdha kanë miratuar dhe nga ligji që po propozohet ai i Legalizimeve. Këto ligje janë akoma në fuqi, për të treguar se Partia e Punës nuk ka rënë nga pushteti. Pse? Sepse të dy ligjet provojnë se ekziston fryma e karakterit antipronë, tregohet ashpër sistemi klasor me një sistem demokratik", deklaroi Ngjela. Ai kërkoi që dhënia e legalizimeve të bëhet me dhënien e titujve të pronësisë nga gjykata, siç e bëri dhe Italia. "Jo zotëri, nuk është ky ligji. E kisha marrë të gjithë eksperiencën italiane ta jepja kush të dëgjon. Këta janë njerëz që dhe nuk dinë dhe nuk kuptojnë dot. Italia ka pas këtë problem totalisht me këtë gjendje, por e ka zgjidhur me ligj, e ka zgjidhur me tituj pronësie dhe me gjykata. Ku është gjykata me këtë ligj, ku del. Do t'ju rrëzohet ky ligj, ata që mendojnë se bëhen pronarë me këtë ligj dhe me këto amendamente e kanë gabim. Nuk janë pronarë dhe nuk do të mbeten pronarë. Jua garantoj unë, sa më shumë të rritet niveli i shkencës juridike në vend, aq më pak janë pronarë ata njerëz. Doni t'i bëni pronarë ata, hajde jepjani me tituj pronësie nga gjykatat", theksoi Ngjela.