Meta: Tirana, qyteti më i ndotur
• Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte dje në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ka zhvilluar një takim me dhjetëra studentë të këtij Universiteti.
Meta ka diskutuar me studentët e UBT-së rreth problemeve të mjedisit në vend. Duke u ndaluar në parametrat jashtë normales të ndotjes së mjedisit në Shqipëri, lideri i LSI, Meta theksoi se: "Ne të gjithë e dimë se sa e ndotur është sot Tirana dhe si pasojë e kësaj ndotje kemi edhe shtimin e rasteve të sëmundjeve, siç është katërfishuar numri i të sëmurëve me tumore". "Kjo është një gjë tepër serioze dhe tronditëse. Eshtë po kaq tronditës realiteti në Sharrë, është po kaq tronditës ajo që rrezikon të ndodhë këto ditë në Fier, ku synohet të depozitohet një sasi e madhe arseniku, i cili mund të kthehet në një problem të madh për gjithë banorët e zonës atje. Pra, këto janë probleme që e defaktorizojnë vendin në zhvillimin ekonomik, në zhvillimin e turizmit dhe të konkurrencës", tha Meta.