E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Kundër monopolit të PD-PS

• Kreu i PDK-së, Nard Ndoka u pozicionua dje kundër monopolit të dy partive të mëdha lidhur me reformën zgjedhore.

gjatë një takimi me një delegacion të CDU-së gjermane, Ndoka shprehu shqetësimin e tij për reformën zgjedhore dhe për tendencën e PS-së për të penguar me ligj përfaqësimin politik të disa partive politike, në mes të cilave edhe të Partisë Demokristiane, që për fat të keq ka gjetur deri tani edhe mbështetjen verbale të Partisë Demokratike aleaten e PDK-së në qeverisje. "Unë u shpjegova miqve gjermanë se PDK do të kundërshtojë çdo ligj, që kufizon liritë kushtetuese të qytetarëve, çdo ligj dhe reformë që synon të vendosë monopolin e dy partive politike duke varfëruar pluralizmin politik dhe duke vënë në pikëpyetje arritjet e deritanishme të demokracisë shqiptare", tha Ndoka gjatë konferencës për shtyp. Jager dhe përfaqësuesit e tjerë të CDU-së mbështetën plotësisht qëndrimet politike të PDK-së dhe më garantuan se PDK do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe për integrimin e vendit në strukturat e euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›