Ban Ki Mun në Kinë, viktimat e tërmetit arrijnë në 80 mijë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka vizituar Kinën duke vlerësuar mënyrën se si ky vend ka përballuar tërmetin e tmerrshëm të këtij muaji.
Këtë vlerësim kreu i OKB-së e bëri ndërsa vizitoi qytetin Yingxiu, pranë epiqendrës së tërmetit. “Numri i viktimave në tërmetin katastrofal që e goditi Kinën më 12 maj mund të tejkalojë numrin 80 000”, deklaroi Kryeministri kinez Ven Xhijabao i cili shoqëroi sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së gjatë vizitës. Ban Ki Mun deklaroi se, Organizata e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të mbledhë ndihma humanitare për të dëmtuarit nga tërmeti dhe shtoi se, njerëzit nga e gjithë bota përkrahin popullin kinez në këto momente të vështira dhe se kjo fatkeqësi e madhe do të kalohet vetëm me forca të bashkuara. Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kryhet në kohën e një operacioni masiv për strehimin dhe përkujdesjen e mbi pesë milionë banorëve të mbetur në mes të katër rrugëve. Veç numrit të madh të personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i 12 majit, disa dhjetëra-mijë të tjerë nuk janë gjetur ende. Në tërmetin katastrofal me intensitet prej 7,9 ballësh sipas shkallës së Rihter, i cili më shumë e goditi provincën jugperëndimore Seçuan, sipas të dhënave zyrtare, kanë humbur jetën pothuajse 56 000 persona, ndërsa më shumë se 29 000 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të humbur.