E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatzënat s’duhet të përdorin celularë

Ka mbetur e paqartë nëse vërtet përdorimi i celularëve mund të jetë shkaktar i sëmundjes Alzheimer ose mund të sjellë sterilitetin te meshkujt, apo sipas studimeve të tjera radiovalët nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin e njeriut. 

Sipas një studimi më të ri të realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës, ekspertët kanë ardhur në përfundim se, përdorimi i telefonave celularë gjatë shtatzënisë, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të shkaktojë probleme të mëvonshme në sjelljen e fëmijës, hiperaktivitet dhe çrregullime të ngjashme. Shkencëtarët nga të dy universitetet, të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim kanë qenë të befasuar nga rezultatet e fituara, por kanë pohuar se nevojiten studime shtesë për t’i vërtetuar këto rezultate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›