E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, bebe në shitje për 1 euro

Policia gjermane ka hapur një çështje hetimi kundër një çifti që kishin nxjerrë në shitje në faqen eBay për një euro fëmijën e vet vetëm shtatë muajsh. 

 Vogëlushi i është besuar shërbimeve sociale të rajonit jugperëndimor Allgaeu. Nëna ka deklaruar për policinë se njoftimi në internet ishte vetëm një shaka. Tashmë dy prindërit përballen me akuza për trafik të miturish. Për të blerë fëmijën nuk kishte ardhur asnjë ofertë, të paktën për dy orë e gjysmë që njoftimi ishte postuar në internet në faqen e  shitblerjeve online. Por më pas kanë qenë të shumtë personat, të cilët menjëherë pasi kanë parë njoftimin për shitjen e një fëmijë, kanë njoftuar policinë, e cila më pas u ka marrë prindërve të rinj fëmijën e tyre 7 muajsh dhe i ka vendosur nën arrest.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›