Divorci i prindërve, vetëvaret 13-vjeçarja
VLORE – Një e mitur i jep fund jetës duke u vetëvarur një vit pas divorcit të prindërve të saj.
Vajza 13-vjeçare nga qyteti i Vlorës ka përfituar kur i ati nuk ndodhej në shtëpi, duke u vetëflijuar me peshqirin e banjës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në zonën e ish-kabinave të plazhit të vjetër, ku ishte vendosur prej vitesh familja e M.H. I ati i saj e ka gjetur të pajetë të miturën në banjën e shtëpisë, por megjithëse u mundua ta transportonte në spital, ndihma mjekësore ka qenë e kotë për të. Nga ekspertët e policisë, e mitura kishte marrë një karrige dhe ka hipur në të për të lidhur më pas peshqirin e madh në një prej tubave të ujit. Për ngjarjen e rëndë nisën hetimet nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen e shkaqeve që e shtynë të miturën drejt vetësakrifikimit. Shkaku kryesor dyshohet se ka lidhje me divorcin e prindërve rreth 1 vit më parë, e më pas kushtet e vështira ekonomike. Prej kohësh mësohet se vajza kishte ndërprerë dhe shkollën, duke qëndruar përherë e më e mbyllur dhe e vetmuar. q.b