Baton Haxhiu kthehet në Kosovë
Baton Haxhiu, ka marrë nga Gjykata e Hagës lirim të përkohshëm deri në momentin që do të nisin seancat gjyqësore kundër tij, mbi akuzat e pengimit të punës së kësaj gjykate.
Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, me bazë në Hagë respektoi kërkesën e Baton Haxhiut, gazetar i mirënjohur në Kosovë të merrte lirim, pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, duke marrë njëkohësisht edhe garancitë e UNMIK-ut. Në daljen e parë përballë gjykatësve dhe prokurorëve të Hagës më 21 maj, gazetari Haxhiu tha vetëm: Jam absolutisht i pafajshëm! Haxhiu është i treti kosovar që akuzohet nga Haga për pengim të punës së saj. Në vitin 2007 ai ka marrë informacione për një dëshmitar të mbrojtur dhe ka zbuluar identitetin e tij në një shkrim në gazetën “Express”, e cila drejtohet prej tij. Dëshmitari sekret do të dëshmonte kundër në çështjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së që ishin arrestuar bashkë me të.
Akuza
“Baton Haxhiu me dijeni të plotë ka ndërhyrë në punën e drejtësisë, duke bërë publike informacionet që nuk duhej dhe që ishte në kundërshtim me urdhrat e Dhomës së gjykatësve. Me këtë akt Haxhiu ka bërë shkelje, duke penguar punën e Gjykatës së Hagës, që është e dënueshme sipas nenit 77/a të rregullores së Gjykatës së Hagës”, thuhet në aktakuzë.
Për të njëjtën akuzë si Haxhiu para Gjykatës së Hagës do të dalin edhe Astrit Haraçia e Bajrush Morina. Prokuroria e ka akuzuar Haxhiun për shpërfillje të Gjykatës së Hagës, konkretisht për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj përmes një artikulli të botuar në gazetën “Express”, në vitin 2007.
Prokurorët
Sipas gazetës “Express”, dy prokurorët e çështjes, Serge Brammertz dhe David Re, nuk do të duhet shumë kohë për të paraqitur akuzat sapo të nisë gjykimi, vetëm një orë. “Nuk kemi nevojë për dëshmitarë. Do të kemi fjalën hyrëse, tri intervistat dhe një artikull gazete”, u shpreh David Re. Gjykatësi Alfons Orie deklaroi se, me këtë rast do të jetë një gjykim rekord. Haxhiu është një figurë e njohur e medias në Kosovë dhe në botë. Në vitin 1999, ai u nderua me një çmim Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit nga komiteti i Mbrojtjes së gazetarëve në Nju Jork, për raportimin e paanshëm të krizës së Kosovës dhe për publikimin e gazetës së pavarur “Koha Ditore” me gjithë kërcënimet për vdekje.
Prishtinë, shënohet Dita e Presidentit
Dje në Prishtinë u shënua Dita e Presidentit. “24 Maji është dita kur është hapur kapitulli i luftës për liri, demokraci e pluralizëm politik”, tha Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili mbajti një fjalë rasti në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Presidenti Sejdiu evokoi kujtimet për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, duke thënë se nga kjo shtëpi, që dikur ishte e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, lindën fillimet e para të krijimit të shtetit të Kosovës. Dita e Presidentit të Kosovës shënohet që nga viti 2005.
200 trupa britanike në Kosovë
200 trupa britanike kanë mbërritur dje në Kosovë për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë, në prag të 15 qershorit, hyrjes në fuqi të Kushtetutës dhe marrjes së përgjegjësive nga qeveria e Kosovës. Britanikët janë të parët që do dërgojnë 600 trupa në pjesën veriore të Kosovës. Britania, Gjermania dhe Italia ofrojnë me radhë nga 600 trupa rezervë në mbështetje të 16 mijë ushtarëve të KFOR-it, që gjenden aktualisht në Kosovë.
Haradinaj: Qeverisja aktuale, e paaftë
Akuzat e ish-kryeministrit kosovar të liruar pak kohë më parë nga Haga, Ramush Haradinaj kundër qeverisë aktuale të Thaçit nuk kanë reshtur që kur ai vendosi t’i rikthehet politikës. “Në Prishtinë, kemi një qeverisje të paaftë, të papërgatitur, që s’ka plane konkrete dhe që është e korruptuar”, tha ai të shtunën në Gjakovë, si kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këto komente u bënë në manifestimin e organizuar me rastin e 8-vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në Gjakovë.
Koalicioni serb mbi dilemën e BE
Partia Socialiste serbe do të takohet këtë fundjavë për të vendosur nëse do të nënshkruajë paktin e marrëveshjes për koalicionin qeveritar me nacionalistët apo t’i kthehet aleancës me demokratët për të ndihmuar në formimin e një qeverie pro Perëndimore. Zgjedhjet e 11 majit e lanë Serbinë të ndarë mes radikalëve dhe demokratëve. Socialistët pasardhës të Sllobodan Millosheviçit mbajnë çelësat e këtij koalicioni, i cili me sa duket do të vendoset të hënën.