E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti pritet të jetë në favor të zonave të përmbytura

Sipas tyre, reshjet do të kenë një prezencë fare të dobët në zonat malore, edhe aty në formën e dëborës.

“Orët në vijim pritet të jenë kryesisht të kthjellëta në pjesën më të madhe të territorit duke përjashtuar zonat malore, kryesisht verilindja dhe juglindja ku ka vranësira dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore, por me sasi shumë të pakta. Në këto kushte atmosferike do të jemi dhe gjatë ditës së nesërme. Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Zonat malore do të mbeten sërish të rrezikuara nga shirat e dobët. Përsa i përket javës në vazhdim, deri nga mesi i saj do të jemi në të njëjtat kushte atmosferike”, deklaroi për “Alsat” meteorologia Lajda Porja.

Ndërkohë, temperaturat pritet të shënojnë një rënie, duke shkuar deri në 4 gradë nën zero. Këto temperatura nuk janë ekstremisht të ulëta, por tipike për muajin janar.

Ndërsa parametri i erës nuk do të jetë problematik. Meteorologët parashikojnë se fuqia e saj do të shkoje deri në 30 km në orë, dhe për rrjedhojë deti pritet të jetë i qetë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›