Banda e Lushnjës “Si ma ekzekutoi Aldo Bare djalin”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Njerëz të shumtë më kanë pohuar se djalin tim e ka vrarë vetë kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare”. Kështu ka deklaruar në seancën e radhës, dje Ramazan Zeneli, babai i Nimet Zenelit, duke akuzuar direkt dhe në prani të vetë Aldo Bares, kreun e Bandës së Lushnjes dhe shkaku sipas tij ishte krejtësisht banal.
“Bare e vrau tim bir vetëm sepse ishte pjesë e bandës kundërshtare”, është shprehur dje i ati i Nimet Zenelit.
Dëshmitë
Katër dëshmitarë janë dëgjuar në seancën e radhës në gjyqin që zhvillohet në ngarkim të Aldo Bares, apo i njohur ndryshe si Alfred Shkurti. I cilësuar si drejtues i Bandës së Lushnjes në seancën që zhvillohet në Gjykatën për Krimet e Rënda, Bare ka pasur të drejtën që të drejtojë disa pyetje dëshmitarëve, por nuk kanë munguar as reagimet e njëpasnjëshme me fjalë ofenduese në drejtim të dëshmitarëve. Duke nisur me dëshmitarin Ramazan Zeneli, i cili ka treguar se si e ka mësuar vrasjen e djalit të tij Nimet Zeneli dhe sipas tij ka qenë Aldo bare dhe Enver Dondollaku që kanë qëlluar mbi djalin e tij. Më tej ka pohuar për vrasjen e Genci Kasharit si dhe vrasjen e vëllait të Aldo Bares, Ramadan Shkurti. Më pas dhëndri i tij, Izet Kurti ka treguar me detaje që nga dëgjimi i krismave ku mësoi se ishte vrarë Genci Kashari e deri të vrasja e Ramadan Shkurtit, ku sipas tij është qëlluar për vdekje nga Tur Daja. Por, Kurti ka rrëfyer edhe se anëtarë të bandës së Lushnjes e kanë dërguar në një vend i cili quhej Komisariati nr.2 dhe si drejtues i tij ishte Aldo Bare, dhe pohon se e kanë rrahur anëtarë të bandës së Bares.
Vjehrri i Gramoz Selmanit
Dëshmitari tjetër Dervish Arapi, vjehrri i një tjetër dëshmitari Gramoz Selmani, tregon takimet që ka kryer me drejtuesin e Bandës së Lushnjes. Vjehrri i Selmanit, kundërshtarit të fortë të Aldo Bares akuzoi sërish edhe ky kreun e Bandës së Lushnjes se ishte pikërisht ky që kërkonte kokën e Gramoz Selmanit. “Nën këto presione, - tha ai, Gramozi u detyrua të ikte dhe mos kthehej”. Kujtojmë këtu se pak seanca më parë Gramoz Selmani, i cili konsiderohej dëshmitari kyç ka rrëfyer para trupit gjykues të gjitha vrasjet e organizuara nga Banda e Lushnjes. Prania e Gramoz Selmanit shkaktoi reagimin e avokatëve mbrojtës, të cilët akuzojnë atë se është autor në gjashtë vrasje. Por, deri tani Prokuroria nuk ka formuluar asnjë akuzë ndaj tij. Gramoz Selmani, është i vetmi dëshmitar okular i mbetur gjallë. Sipas Prokurorisë, Nimet Zeneli u vra vetëm pse ndodhej nën shoqërinë e kundërshtarëve të bandës, gjë të cilën e theksoi në dëshmi edhe i ati i tij. Gjatë dëshmive ka reaguar edhe Bare ku kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari, i ka tërhequr vëmendjen për largim nga salla e gjyqit.
Vërtetimi i akuzave, 60 dëshmi kundër Bares
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përcaktuar 60 dëshmitarë që, sipas saj, vërtetojnë akuzat ndaj Aldo Bares. Aldo Bare u arrestua në Turqi me kërkesë të Prokurorisë shqiptare. Ai u ekstradua nga Turqia në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë turke. Procesi ka nisur jo vetëm për Aldo Baren (me emër të ndryshuar nga Alfred Shkurti), por edhe për anëtarët e tjerë të grupit të tij; Arben Boriçi, Enver Boriçi, Ilir Stërgu, Erion Cici, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku, Rexhep Gina, etj.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010