Banda e Mirditës, 260 vjet burg për vrasjen e policit
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin për anëtarët e Bandës së Mirditës, duke lënë në burg përjetë dy prej tyre.
Të dënuarit akuzohen për ngjarjen e vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Pacuku.
Vendimi i Gjykatës
Kështu, togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë dhënë dënim me burg përjetë për Dritan dhe Nikoll Syziun, dhe 15 vjet burg për Bardhok Syziun, ndërsa Tom Syziu, Tom Gjokën dhe Arjan Reçin, janë dhënë dënimet me 14 vjet heqje lirie. Të cilësuar si anëtar të Bandës së Mirditës gjashtë të dënuarit kanë qenë duke vjedhur në 28 qershor të vitit 2000 ambientet e ish SMT-se në Mirditë, ku roja e kësaj godine ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe në drejtim të uniformave blu është qëlluar me armë dhe granate nga grabitësit dhe në këtë ngjarje mbeti i vdekur edhe polici Gjon Pacuku.
Prokuroria
Sipas prokurorisë, ngjarja për të cilën akuzohen gjashtë të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit “Shkopeti” ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, më datë 28 qershor 2000. Në këtë kohë, personi i shpallur në kërkim, Nikoll Syziu, në bashkëpunim me Dritan Syziun (i denoncuar si i zhdukur nga familja e tij), Arjan Reçin, Tonin Gjokën dhe dy vëllezërit Bardhok e Tom Syziu, tentuan të grabisin pjesë makinash në ambientet e ish-SMT-së në qytetin e Rrëshenit. Sapo të dyshuarit kanë hyrë në ambientet e parkingut, roja që ndodhej në qoshe të godinës kuptoi ngjarjen dhe menjëherë lajmëroi në sallën operative të policisë lokale. Ai denoncoi faktin se një grup personash kishte hyrë në ambientet e ish-SMT-së për të vjedhur pjesë makinash. Policia lokale është vënë menjëherë në lëvizje, duke dërguar në vendin e ngjarjes një fugon, në të cilin ndodheshin efektivat Gjon Paçuku, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit, si dhe tre kolegët e tij, Nikoll Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Cupi, të cilët pas ngjarjes mbetën të plagosur, por arritën të mbijetonin. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria, si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve të ngjarjes, ka rezultuar se grupi i gatshëm i policisë lokale ka menduar se bëhej fjalë për grabitës ordinerë dhe në këtë mënyrë, u ka bërë thirrje personave që kishin hyrë në ambientet e ish-SMT-së të ndërprisnin veprimet e tyre dhe të dorëzoheshin. Pas disa minutave heshtjeje, reagimi në anën tjetër ka qenë i paparashikuar. Të akuzuarit si anëtarë të grupit të grabitësve, sipas hetimeve, kanë hedhur granatat në drejtim të furgonit të policisë dhe më pas kanë hapur zjarr me armë automatike. Pasi kanë kaluar disa minuta në shkëmbim zjarri, të akuzuarit për krimin kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes. Furgoni i policisë me goma të “grira” nga plumbat është nisur në drejtim të spitalit, ndërsa brenda tij ndodhej efektivi i vrarë, Gjon Paçuku dhe tre kolegët e tij, që ishin plagosur si pasojë e të shtënave.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010