Drogë dhe armë dy personave
Antidroga e Tiranës ka prangosur dy të dyshuar për shitje të
lëndëve narkotike, por gjatë arrestimit u ka gjetur edhe armë.
Burimet policore bënë të ditur se në pranga kanë përfunduar
Afrim Picari dhe Endris Jonuzi. Policia shpjegoi se mëngjesin e
djeshëm u arrestua Afrim Picari, 29 vjeç, i cili dyshohet se i ka
shpërndarë drogën Jonuzit, që ishte kapur dy net më parë. Sipas
të dhënave, arrestimi i Picarit u bë pasi rreth orës 17:30 të së hënës
është bërë kapja në flagrancë e Endris Jonuzit. Ky i fundit ishte
kapur duke udhëtuar me automjetin tip "Audi", me targë TR 3344
A dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjetur një sasi prej
0.6 gramësh heroinë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se
Jonuzi e kishte blerë lëndën narkotike te Picari. Në këto kushte,
antidroga ka ushtruar kontroll në banesën e Picarit, ku u gjet një
sasi prej 5.2 gramësh heroinë. Gjithashtu, gjatë arrestimit, policia
i gjeti 29-vjeçarit edhe një pistoletë "Zastava". Në përfundim
të punës, policia tha se u sekuestruan 5.8 gramë heroinë, pistoleta
me 28 fishekë, dy automjete dhe sende të tjera implikuese
për këta dy persona.