Komisioni i Ligjeve diskuton ndryshimet tek legalizimet
TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot disa ndryshime të ligjore të propozuara nga qeveria për ligjin e legalizimeve të zonave informale. Propozimi i qeverisë parashikon privatizimin me bono privatizimi deri në 50% të vlerës së banesave. Përfaqësues i Ministrisë së Financave duke sqaruar draftin në fjalë thanë se projektligji ka efekt prapaveprues dhe ata që kanë paguar me para ne dore per legalizimin e banesave do tu kthehen parate. ALUIZNI kerkoi qe legalizimi i banesave pa leje te jete nje proces I kushtezuar cka sipas ALUIZNIT do te thote qe per banoret qe nuk paguajne nuk do te kene te drejte te bejne asnje veprim me pronen e tyre. Por ky propozim I ALUIZNIT do ti kaloje per shqyrtim qeverise e cila do te vendose per perfshirjen ose jo te tij ne ndryshimet e fundit ligjore.
(d.b/News24/BalkanWeb)