Banda e Durrësit. Avokatët: “Skandal, prokuroria po heton për raportet tona mjekësore”
Gjykata ndryshon avokatët dhe pezullon afatet e paraburgimit për të pandehurit. Propozohet masë disiplinore për avokatin që mbron Indrit Doklen
Laureta Rryçi
Tiranë - Avokatët që mbrojnë të pandehurit, të cilësuar si anëtarë të bandës së Durrësit, lëshuan dje akuza të rënda drejt prokurorëve të kësaj çështjeje. Sipas avokatëve, prokurorët në kundërshtim me të gjitha parametrat ligjorë kanë nisur të hetojnë mbi raportet mjekësore që ata kanë dorëzuar në gjykatë që kanë qenë dhe objekt për shtyrjen e seancave gjyqësore. Ky pretendim u hodh nga disa avokatë, të cilët deklaruan para kolegjit penal se nëse e faktojnë një veprim të tillë do t’i drejtohen instancave në rrugë ligjore. Ky pretendim nga ana e tyre erdhi pas deklaratës së prokurorit Anton Martini se raportet që paraqesin avokatët për shtyrjen e seancave nuk qëndrojnë, por përdoren si pretekst për zvarritjen e procesit gjyqësor. Në seancën e radhës, kolegji penal, që drejtohet nga gjyqtari Gurali Brahimllari, vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme si dhe mori vendimin për të propozuar disa masa disiplinore për avokatët.
Debatet
Në seancën e radhës mbi të pandehurit e bandës së Durrësit, edhe pse nuk u zhvillua, sërish s’kanë munguar debatet. Kësaj radhe objekt i debatit ishin raportet mjekësore që në jo pak raste mbrojtësit ligjorë të të pandehurve i kanë depozituar pranë kolegjit penal për të argumentuar mungesën e tyre të herëpashershme në seancat gjyqësore. Në seancën e djeshme mungonin katër avokatë dhe prokurori e cilësoi të qëllimshme mungesën e tyre. Për këtë arsye, kolegji penal vendosi të zëvendësojë avokaten Vjollca Pustina me një avokat tjetër. Ndërsa për dy avokatët që nuk ishin u vendos t’i propozohej Dhomës së Avokatisë për të marrë ndaj tyre masa disiplinore. Ndërkaq, një tjetër debat në seancën e djeshme ishte dhe vendosja e ditës kur do të zhvillohet procesi ndaj kësaj bande. Kryetari i kolegjit penal u ka bërë me dije dje avokatëve se duke nisur nga e hëna e javës së dytë të muajit shkurt, procesi do të zhvillohet dy herë në javë. Ndërkohë ata e kanë hedhur poshtë këtë ide duke thënë se nuk kanë mundësi të merren dy ditë në javë vetëm me këtë proces për shkak të impenjimeve.
Dosja
Me cilësinë e të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, prokuroria ka marrë 16 persona që akuzohen për disa episode të rënda kriminale, ndër të cilat edhe disa vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës. Sipas të dhënave të Prokurorisë, në fillimet e saj, në vitin 1997, banda e Durrësit drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha. Më pas, me kalimin e kohës, anëtarët e saj u përfshinë në konflikte me njëri-tjetrin, duke krijuar grupe rivale. Shumë prej të akuzuarve janë arrestuar në vitet e fundit nga forcat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila për disa vite hetoi çështjen penale ndaj tyre.
30 Janar 2009