Diplomat e reja, studentët kërcënojnë Ministrinë me grevë urie
Ditën e djeshme studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin për tri ditë. Reagon Shezai Rrokaj: “Partitë politike të mos e politizojnë çështjen”
Jonida Tashi
Studentët e Fakultetit të Histori- Filologjisë dhe ata të Gjuhëve të Huaja kanë vendosur të bojkotojnë mësimin për tri ditë me radhë për diplomat e reja. Hapi tjetër që studentët kanë vendosur të ndërmarrin, nëse nuk do të gjejnë një zgjidhje, do të jetë greva e urisë. Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, e cilëson këtë veprim të studentëve si të drejtë legjitime të tyre. Rrokaj u ka bërë apel partive politike të mos e politizojnë këtë çështje, ndërsa Ministrisë së Arsimit të mos i cilësojë diplomat e lëshuara para një viti si jolegjitime. Në lidhje me çështjen e diplomave të reja ka reaguar ditën e mërkurë zëvendësministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, e cila ka kërkuar negocime, por nuk ka dhënë një zgjidhje konkrete sipas kërkesave të studentëve.
Protesta
Ditën e djeshme studentë nga të gjitha degët e Fakultetit Histori-Filologji kanë riprotestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata janë të vendosur për të mos pranuar modelin e diplomës së studimeve 3-vjeçare, duke e konsideruar dokumentin të pavlefshëm. Studentët kërcënojnë se nëse autoritetet arsimore nuk do të marrin asnjë vendim për korrigjimin e diplomës së tyre, ata do të vijojnë protestat, duke përshkallëzuar edhe veprimet hap pas hapi. Në protestën e radhës, me pankarta në duar, në të cilat shkruhej “Respektoni ligjin zoti ministër”, “MASH-i nuk mund të tallet me djersën tonë”, studentët i kanë kërkuar ministrit Beja të respektojë ligjin, pasi sipas tyre ai është përgjegjësi kryesor për problemin që shtrohet. Kërkesat e studentëve për ndryshimin e formatit të diplomës janë përkrahur edhe nga drejtuesit e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, madje edhe nga rektori i këtij universiteti. Por, megjithëse kreu i UT-së, Dhori Kule, ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Arsimit ndryshimin e udhëzimit për formatin e diplomës, deri tani asgjë nuk është marrë parasysh.
Vendimi
Dy ditë më parë, Ministria e Arsimit bëri publik vendimin për të mos ndryshuar diplomat e reja të Bolonjës. Në një njoftim për shtyp MASH-i bën të ditur se, Shqipëria do të mbajë të njëjtin standard si të gjitha vendet e BE-së për diplomat e Bolonjës. MASH-i sqaron se sipas ligjit shqiptar dhe Marrëveshjes së Bolonjës, emërtimi i diplomës universitare përmban nivelin dhe fushën e studimit të kryer, dhe jo titull profesional. Sipas MASH-it, diploma e re e Bolonjës është tërësisht e vlefshme për të gjetur punë në Shqipëri dhe, në sajë të standardeve të Bolonjës, edhe jashtë vendit. Këtë, Ministria e argumenton me faktin se standardi i Bolonjës, i vendosur për emërtimin e diplomës sipas nivelit dhe fushës së studimit të kryer, është më i mirë se standardi i vjetër, sepse krijon shanse më të gjera punësimi për çdo të diplomuar në krahasim me modelin e mëparshëm me tituj profesionalë. Për këtë qëllim, krahas diplomës, çdo student pajiset edhe me suplementin e diplomës, i cili jep hollësi për programin dhe nivelin e studimit të kryer, të dobishme për mundësitë konkrete të punësimit.
Kina ofron dy bursa për studime universitare
Kina ofron dy bursa për studime universitare në universitetet shtetërore të saj, për vitin akademik 2009-2010. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit, e cila sqaron se aplikantët duhet të paraqesin pranë Sektorit së Marrëdhënieve me Jashtë në MASH dokumentet e mëposhtme: Dëftesën e shkollës së mesme ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme (këto dokumente duhet të jenë të firmosura nga drejtoria arsimore e qarkut, ose nga zyra arsimore e rrethit përkatës); kërkesën për studime, ku të specifikohen tri degë në të cilat aplikanti dëshiron të studiojë; raportin mjekësor; certifikatën e lindjes me fotografi; katër fotografi 4x6. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 2 mars 2009. Për çdo informacion tjetër aplikantët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit 04 2230 197 ose 04 2223059.
30 Janar 2009