E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, mbi 3300 banorë kanë aplikuar në Njësinë Bashkiake Nr.10



Mbi 3300 banorë kanë aplikuar deri tani për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik në Njësisë Bashkiake Nr.10 në kryeqytet. Sipas nënkryetarit të kësaj njësie, Eduard Kelmendi, ka një interesim të dukshëm të banorëve të kësaj njësie për t’u pajisur me kartë identiteti. Ai shpjegon se përveç aplikantëve të shumtë të moshës së tretë, ka edhe një interesim të të rinjve për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Deri tani, në këtë njësi, nuk ka pasur dublikate të shtetasve në Regjistrin Civil, çka e lehtëson edhe punën për pajisjen e shtetasve me letërnjoftimin elektronik.

Pretendojnë shpronësimin, bllokojnë punimet në rrugën “Durrës-Kukës”

KUKËS - Banorët e lagjes “Gostil” të Kukësit kanë dalë sërish dje në protestë kundër punimeve për ndërtimin e autostradës “Durrës-Kukës”. Madje ata kanë tentuar të bllokojnë punimet e makinerive të firmës që kryen ndërtimet e autostradës. Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë së Kukësit që të normalizohej situata. Janë 71 familje që pretendojnë se tokat e tyre preken nga ndërtimi i autostradës dhe kërkojnë shpronësim. Ata shprehen se është e padrejtë mungesa e ngritjes së komisioneve të tokave nga pushteti vendor, pasi nuk u njihen ligjërisht pronat e tyre duke i spostuar, madje edhe nga njohja e certifikatave të pronësisë. Në këtë segment në hyrje të qytetit të Kukësit janë dëmshpërblyer nga qeveria vetëm 4 banesa, ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblim për 70 banesa.

30 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›