Cafi kapet në Lion, kërkohej për vrasje
09/10/2009 Akuzohet për ekzekutimin me armë të Shyqyri Mustafajt
Krimi ndodhi në vitin 2001 në qytetin e Shkodrës
FRANCE- Është arrestuar dje në Francë nga oficerë të Interpolit një i ri shqiptar, i cili akuzohet për disa vepra penale, si vrasje, si dhe përdorim të armëve dhe eksplozivëve në mënyrë të paligjshme. I akuzuari është Bledar Cafi, 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banorë prej disa vitesh në Francë. Policia franceze deklaroi dje se 30-vjeçari Bledar Cafi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për disa akuza, por ai jetonte në Francë prej disa vitesh. Sipas vendimit të gjykatës në rrethin Shkodër, për vrasjen e datës 27 korrik 2001 në banesën e tij të shtetasit Shyqyri Mustafaj, autorë janë Gani Cafi, Asllan Cafi dhe Bledar Cafi, i cili është arrestuar dje nga policia franceze e Lionit për llogari të drejtësisë shqiptare. Vrasja sipas vendimit të gjykatës shkodrane, erdhi pasi sipas një prej dëshmive, “Asllan Cafi, e vrau Shyqyri Mustafajn për arsye se Shyqyriu e çoi vajzën e tij në Tiranë ku dhe e ka martuar, pasi deri në atë kohë Asllani e ka pasur të dashur vajzën e motrës (të Shyqyriut) të quajtur Lindita”. Vendimi përfshin edhe të akuzuarit e tjerë Gani dhe Bledar Cafi si bashkautorë të krimit. Por Gjykata e Lartë mësohet se e ka prishur vendimin e datës 27 maj 2002 të gjykatës së rrethit Shkodër, pas kërkesës nga Prokuroria e Përgjithshme. Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është marrë më 9 korrik 2008 dhe përcakton: “Prishjen e vendimit nr. 130, datë 27.05.2002 të gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër në ngarkim të të dënuarit Fatos Mustafaj dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Aktualisht agjentët e Interpol Tiranës kanë filluar procedurat me qëllim ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të arrestuar Bledar Cafi, mbi supet e të cilit rëndojnë një sërë akuzash.
E. Qyno