E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armën e shërbimit polici i portit

09/10/2009  U kthye nga turni i tretë i kërkoi të shoqes të largohej. Vetëvritet dhe një emigrant 48-vjeçar

VLORE- Është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar, një nga policët e shërbimit të portit. Bujar Bufasi, 46 vjeç, punonte pranë portit të Vlorës, në shërbim pranë traut hyrës për në port.

Vetëvrasja

Pasi është kthyer nga turni i tretë i shërbimit, Bufasi, tregojnë familjarët, ka qenë në shtëpi me bashkëshorten. Ai i ka kërkuar asaj të dalë të pijë një kafe te komshinjtë, duke i sqaruar se vet do të pinte një cigare jashtë. Dhe kështu ka mbetur i vetëm në banesë, pasi edhe njërin prej djemve nuk ndodhej në banesë ndërsa djali tjetër ishte emigrant në Greqi. Menjëherë pas largimit të bashkëshortes, është dëgjuar një krismë arme. Bashkëshortja dhe komshinjtë kanë nxituar dhe kanë gjetur në mes të shtëpisë me një plumb në kokë 46-vjeçarin. Ai kishte ndërruar jetë dhe menjëherë është thirrur menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Sipas bluve, Bufasi ka përdorur armën e shërbimit për aktin vetëvrasës, ndërsa ende nuk dihen motivet që e kanë çuar 46-vjeçarin drejt vetëflijimit. Prej disa vitesh ai punonte si polic shërbimi pranë portit të Vlorës, ndërsa banonte te kabinat trekatëshe në zonën e plazhit të vjetër, lagja “1 Maji” në Vlorë. Policia vijon hetimet për gjetjen e shkaqeve të ngjarjes. Gjithsesi ende s’është zbardhur asgjë rreth motiveve të vetëvrasjes. Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorës. Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke përdorur litarin. Ngjarja është shënuar në orët e mëngjesit. Mësohet se burri është gjetur i vetëvarur në një pemë në afërsi të Kalasë së Kaninës, zonë pranë së cilës kishte dhe shtëpinë. Familjarët pasi kanë gjetur trupin e pajetë, kanë lajmëruar efektivët e policisë. Ata kanë marrë në pyetje familjarët dhe të njohur, dhe mendohet se një ndër shkaqet mund të jetë depresioni. Sotir Mimaj 48-vjeçari prej shumë vitesh ishte emigrant në Itali. Ai ishte i martuar me dy fëmijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›