Banda e Durrësit, dështon sërish seanca
Tiranë- I penduari i bandës së Durrësit, Adriatik Coli, nuk mundi as sot të dëshmojë në gjyq. Seanca e radhës dështoi për shkak të mungesës së avokatëve. Caktimi i avokatëve të rinj të Lulëzim Berishës, Endrit Dokles dhe Endrit Taullait dhe pezullimi i avokateve të mëparshëm shkaktoi debate në gjykatën e krimeve të rënda ku po gjykohen këta persona.
Në prag të dhënies së dëshmisë nga i penduari Coli, procesi në ngarkim të bandës së Durresit është mbajtur sërish peng i avokatëve. Në seancen paraardhese, Gjykata e Krimeve të Renda shkarkoi tre avokatet pasi ata braktisen sallën e gjyqit në momentet që do të dëgjohej dëshmia e Colit. Megjithatë, dëgjimi i të penduarit nuk është realizuar as në seancën e sotme. Kjo sepse avokatët e rinj kërkuan kohë që të njihen me dosjen e 17 të pandehurve, që akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë marrë pjesë në këtë organizatë kriminale.