Një milion italian në protestë kundër ligjit racist
Romë- Kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Italisë me autobusë trena e makina për t’iu bashkuar protestë popullore në kryqytetin italian, Romë. Protesta ka marrë tashmë përmasa të mëdha dhe është e para për nga lloji që kur Kryeministri Berluskoni erdhi në pushtet në muajin maj.
Studentë, prindër e mësues kundërshtojnë ligjin racist që votoi dje senati italian për ndarjen në klasave të veçanta të nxënësve italia dhe nxënësve emigrant. Kësaj proteste gjigante i është bashkuar edhe opozita e vendit.
Sot protestuesit me parrulla në dorë ka thirrur poshtë Berluskoni dhe kanë kërkuar referendum popullor para se ligji të hyj në zbatim. Ligji i arsimit i cili ndan fëmijët në italian nga ata me kombësi të huaj është cilësuar si racist. Ai ka shkaktuar zemëratë të madhe ndër qytetarët italian që pas miratimit të tij nga senati. Në këto proesta janë plagosur 3 student dhe një polic.
Aktualisht në Itali jetojnë plot 4 milion qyterarë të huaj me dokumneta të rregullta në shtetin italian. Ndërsa mësohet se janë 500 mijë që punojnë në të zeza. Mjaft emigrantë jetojnë prej vitesh dhe janë integruar në komunitetin italian, kryesisht këta janë shtetas shqiptar.